Bazuar në nenin 68.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, nenin 6 të Udhëzimit Administrativ për Transparencë në Komuna Nr. 01/2015 dhe nenin 23, 24 dhe 25 të Statutit të Komunës, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka mbajtur sot debatin e dytë publik me qytetarë.
Fillimisht, kryetari Vehapi tha se nga ajo që na obligojnë ligjet në fuqi me përgjegjësi të plot mund të them se prej fillimit të vitit 2014, deri në këto momente që po ju raportojmë me një përkushtim të madhe kemi arritur që Komuna e Rahovecit të bjer në binar të stabiliteti financiar, ku mbi 95% të obligimeve të vjetra tashme janë shlyer ndaj operatorëve ekonomik, njëkohësisht duke mos hyr në obligime të reja pa mbulesë buxhetore.
Kurse për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, kryetari përmendi raportet të cilat në vazhdimësi i përgatisin OJQ-të e ndryshme të cilat e monitorojnë Komunën e Rahovecit dhe ueb-faqen zyrtare për publikimet e vendimeve, urdhëresave , raportet financiare dhe dokumentet të tjera dhe për këtë Komuna e Rahovecit në regjion të Prizrenit qëndron në vendin e parë. Për investimet në arsim u shpreh se janë ndërtuar dy objekte të reja shkollore ai i SHFMU “Isa Boletini” Rahovec , donacion nga Bashkimi Europian dhe ndërtimi i objektit të ri të SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Opterushë, financuar nga buxheti Komunal, dhe kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të ri të SHFMU ”Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik investim nga buxheti Komunal dhe do të ndërtohet objekti i ri i SHFMU “7 Shtatori” me mjete të Ministrisë së Arsimit.
Përmes projekti me Bashkëfinancim me Caritas Kosova–Komuna Rahovec–Ministria e Shëndetësisë janë punësuar 31 punëtor shëndetësor, 4 mjek, 2 stomatolog, 25 infermier. Kurse përmes DRKS-së është bërë subvencionimi i klubet sportive, shkollave të futbollit , OJQ dhe Shoqëri Kulturore Artistike, me shumë të përgjithshme 30.670 euro. Ndërsa investime në sektorin e bujqësisë tha se janë ndarë 93 sera me 150 m² në bashkëfinancim me fermerët (75:25), vlera e projektit është 102 095,4 €. Ka përfunduar projekti “Zgjerimi i sistemit të ujitjes në Ratkoc, Vrajak dhe Bratatin”. Me këtë projekt do të mundësohet ujitja për 73 Ha tokë të punueshme. Gjatë kësaj periudhe janë rregulluar katër rrugë fushore dhe nëntë rrugë të tjera do të rregullohen gjatë vitit 2017.
Kurse sa i përket investimeve të cilat janë kryer në përmirësimin e infrastrukturës në përgjithësi në Komunën e Rahovecit u shpreh se kanë filluar punimet në kubëzimin e 39 rrugëve dhe rrugicave në qytetin e Rahovecit, po ashtu në qytetin e Rahovecit është punuar në mirëmbajtjen dhe zgjerimit të ndriçimit publik ku në kuadër të këtij projekti janë ndriçuar disa rrugë ky projekt pritet të vazhdohet edhe në fshatrat Ratkoc, Fortesë dhe Krushë e Madhe. Përmes projektit janë kubëzuar rrugët në fshatrat Pastasellë, Polluzhë, Vrajak, Ratkoc, Gexhe, Sopniq, Reti e Poshtme, Xërxe, Celinë dhe Hoçë e Vogël, kubëzim të rrugëve do të ketë edhe në fshatrat të tjerë për këtë edhe është bërë planifikimi i duhur. Kanë përfunduar punimet për ndërtimin e trotuarit në rrugën e UÇK-së në qytetin e Rahovecit me gjatësi prej 1700 metrave, gjatë vitit 2017 do të vazhdoj ky trotuar deri tek vendi i quajtur “Rrasa” në hyrje të qytetit të Rahovecit nga Komuna e Malishevës. Gjatë kësaj periudhe janë asfaltuar edhe disa rrugë siç është rruga “Hadije Spahiu” në qytetin e Rahovecit, Asfaltimi i rrugës Potoqan të Epërm(lagjja Bellaqa), asfaltimi i rrugës Retij-Mamushë dhe asfaltimi i rrugës Ratkoc-Baboc.
Kurse për investimet në projekte të cilat kanë të bëjnë me ujësjellës tha se në këtë drejtim është punuar në fshatrat Guri i Kuq, Polluzhë, Pastasellë, Zatriq dhe Retij , në Pastasellë dhe Zatriq janë shtruar gypat dhe kanë mbetur të vendosen trafot elektrike.
Pas informimit nga ana e kryetarit të Komunës për projektet të cilat janë realizuar dhe që janë në realizim e sipër, qytetarët të cilët ishin në prezent shtruan pyetjet e tyre , pyetje në të cilat përgjigjet i morën nga kryetari Vehapi.
Vllaznim Canziba, kryetar i lagjes së pestë në qytetin e Rahovecit, e falënderoi kryetarin për investimet e bëra në kubëzimin e dy rrugëve dhe për planifikimin e kubëzimit edhe të tri rrugëve tjera por tha se problemi është rregullimi i rrugëve fushore. Për këtë pyetje, kryetari Vehapi u përgjigje duke thënë se pastrimi i prrockave dhe rregullimi i rrugëve fushore janë prioritet i qeverisë Komunale, janë rregulluar disa rrugë fushore dhe sigurisht që do të vazhdojmë edhe me rregullimin edhe të disa rrugëve të tjera gjatë vitit 2017.
Behar Thaqi, kryetar i këshillit të fshatit Xërxe, u shpreh se bazuar në buxhetin e Komunës së Rahovecit, jemi të kënaqur me investimet e bëra nga Komuna , pasi që janë rregulluar dy rrugë, është rregulluar një segment i kanalizimit dhe janë pastruar prrocka në brendi të fshatit.
Daut Bytyqi, nga fshati Dejnë, kërkoj nga kryetari që të ndalën subvencionet dhe mjetet e subvencioneve të orientohen në rregullimin e rrugëve fushore me zhavorr .Përgjigjja e kryetarit në kërkesën e Daut Bytyqit ishte kjo se për këtë vit buxheti i Komunës është aprovuar nga ana e Kuvendit dhe nuk kemi mundësi të bëjmë ndonjë ndryshim tek kodi i subvencioneve në bujqësi.