Vehapi mbështet financiarisht 30 nëna mbajtëse të familjeve

Rahovec | 08 Mar 2017 | 14:01 | Nga

Ashtu sikur edhe viteve të tjera edhe këtë vit, për nder të festës së 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar  vendimin, për ndarjen e ndihmave financiare momentale për 30-të nëna, të cilat janë evidentuar si raste në asistencë sociale dhe të cilat, janë mbajtëse të familjeve apo nëna vetushqyese.

Përzgjedhja e nënave të cilat janë mbajtëse të familjeve, është bërë përmes komisionit i cili është formuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe shpërndarja e mjeteve financiare, do të bëhen nga DShMS-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme