Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka pritur në takim Enes Durgutin, drejtor i Qendrës Rinore “ShL-Kosova” në Rahovec, në takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta.
Drejtori Durguti, e ka njoftuar Kryetarin Vehapi për aktivitetet të cilat janë organizuar gjatë periudhës gjashtë mujore, aktivitete këto që kryesisht kanë të bëjnë me të rijnë dhe trajnimin e tyre. Poashtu Durguti, ka kërkuar që të mbështetët në vazhdimësi kjo Qendër Rinore, pasi që shumë të rijnë nga këshillat dhe informimi për organizimin e trajnimeve kanë ardhur deri tek punësimi i tyre nëpër biznese private në Rahovec.
Kryetari Idriz Vehapi, i tha drejtorit Durguti se bashkëpunimi i mirë që është me Qendrën Rinore do të vazhdoj edhe me tutje dhe e premtoj se mbështetja institucionale nuk do të mungoj pasi që ju organizoni trajnime dhe aktivitete që kanë të bëjnë me të rinjtë e Komunës së Rahovecit.