Vehapi uron muajin e shenjt të Ramazanit

Rahovec | 26 Maj 2017 | 15:53 | Nga

Me rastin e fillimit të muajit të Shenjt të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, më lejoni t’ju shpreh urimet me të sinqerta në emrin tim dhe qeverisë Komunale të Rahovecit.

Muaji i Shenjtë i Ramazanit le të na shërbej për t’a kuptuar më mirë njëri-tjetrin, për të dëshmuar edhe një herë para botës, kulturën dhe tolerancën tonë të mirë nder fetare.

Muaji i Ramazanit, është muaji i Shenjtë për të gjithë myslimanet. Uroj që ky muaj, t’ju sjellë paqe dhe harmoni për familjet tuaja.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme