Vehapi uron nënat për 8 Marsin

Rahovec | 08 Mar 2017 | 09:16 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka uruar nënat për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke thënë se duhet luftuar padrejtësitë që bëhen ndaj grave.

“Sot është dita kur ne nderojmë nënat, gratë, motrat dhe vajzat tona. Është dita kur shprehim mirënjohjen e thellë ndaj atyre që me shumë sakrifica tregojnë çdo herë përkushtimin ndaj familjes dhe shoqërisë”, thuhet në urim.

“Në këtë ditë, zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë çdo padrejtësi që iu bëhet! Ato përbejnë gjysmën e popullsisë së Kosovës dhe të botës, janë të zonjat në çdo profesion, e mbi të gjitha janë të afta që me dashuri të madhe të bëhen baza e suksesit e secilës familje”.

“Nëna, qofshi të bekuara! Fuqia juaj i duhet gjithmonë shoqërisë për të ecur përpara!”, thuhet në urimin e Vehapit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme