Vehapi uron qytetarët për 9-vjetorin e Pavarësisë

Rahovec | 17 Shk 2017 | 09:06 | Nga

Kryetari i Rahovecit Idriz Vehapi ka uruar qytetarët e Kosovës për 9-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se 17 Shkurti do të mbetet njëra ndër ditët më të shënuara në vendin tonë.

“Me rastin e 9-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, më lejoni t’ju përcjell urimet më të përzemërta në emrin tim dhe qeverisë Komunale të Rahovecit me të cilën udhëheqë unë”, thuhet në urimin e Vehapit.

“17 Shkurti i vitit 2008, do të mbetet si njëra ndër ditët me të shënuara për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kudo që jetojnë, punojnë dhe veprojnë si ditë të cilën në vazhdimësi duhet të festohet dhe kujtohen, të gjithë ata të cilët kanë bërë shumë për të arritur deri tek kjo ditë – liria”.

“Duke shprehur dhe një herë urimet e mia më të ngrohta, të përzemërta, si dhe dëshirën për lumturi për qytetarët e Komunës së Rahovecit dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e Vehapit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme