Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi i shoqëruar nga Sali Sallteku, drejtor i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme dhe Munib Durguti, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kanë vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Rahovec, ku u pritën nga imami Shani Sylka me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit është biseduar për shumë çështje, që kanë të bëjnë me jetën në Komunën e Rahovecit.
Përveç shkëmbimit të urimeve për Fitër Bajram, ata u pajtuan se Rahoveci është një Komunë ku bashkëjetojnë etni dhe fe të ndryshme dhe harmonia me të cilën jetojmë është vlerë evropiane.