Veliaj: Parlamenti i Shqipërisë prodhoi një dokument që diskrediton raportin e Dick Martyt

Prishtinë | 22 Kor 2022 | 08:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se Parlamenti i Shqipërisë me nxjerrjen e rezolutës ka diskredituar raportin e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, mbi të cilin u formua Gjykata Speciale, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, numri një i Tiranës, beson se kjo rezolutë do të merret parasysh nga Gjykata e Hagës.  

Me këtë rezolutë, Veliaj shpreson që të shërbejë si provë në Gjykatë.

“Në çështjen e rezolutës, kryeministri ynë është jashtëzakonisht i vendosur që ne nuk mund ta reduktojmë mes dy shteteve tani. Jemi një komb por  jemi dy shtete fatkeqësisht nga ana juridike por nuk mund ta reduktojmë vetëm në deklarata dëshirore. Duhet ta qojmë këtë në një aksion të mirëfilltë. Kështu iniciativa e Edi Ramës ka qenë se duhet të marrim një aksion të mirëfilltë që nesër të shërbejë edhe si provë në gjykatë të një grupi parlamentar, të një vendi sovran që nuk është dosido pavarësisht që Shqipëria ka një popullsi dhe një ekonomi modeste”, tha Veliaj.

“Kjo Shqipëri që po merret në forume botërore sa ka filluar negociatat në BE e që duhet të ketë edhe një opinion juridik jo vetëm politik për Kosovën. Kështu që aksioni i parlamentit shqiptar ka prodhuar një dokument të tillë që e diskrediton raportin e Dick Martyt dhe diskrediton edhe grupin që është lobuar për atë raport dhe që përfundoi në opinionin tonë në arrestimin e paligjshëm të Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe drejtuesve të shtetit të Kosovës pa i ndarë në parti unë besoj se meritonte këtë përgjigje juridike dhe  besoj që gjykata e Hagës tashmë do të ketë edhe një dokument alternativ përveç atij të Dick Martyt ku provohet fare mirë që deputetet ishin të lobuar një pjesë e madhe ishin rus ose ishin ruso-fil edhe nëse ishin të vendeve perëndimore”, tha Veliaj.

Të ngjashme