Ekonomia Online
FUNDIT

Velipojë, shpëtohen nga mbytja çifti nga Kosova

Velipojë, shpëtohen nga mbytja çifti nga Kosova

Burrë dhe grua nga Kosova kanë hyrë për tu larë në plazhin e Velipojës, por kanë rrezikuar jetën. Kanë qenë pushuesit e tjerë që kanë parë çiftin teksa kërkonte ndihmë dhe kanë ndërhyrë, pasi në të gjithë vijën bregdetare mungojnë rojet e plazhit në kullat e vrojtimit. Menjëherë është lajmëruar shërbimi i ambulancës që me […]

Burrë dhe grua nga Kosova kanë hyrë për tu larë në plazhin e Velipojës, por kanë rrezikuar jetën.

Kanë qenë pushuesit e tjerë që kanë parë çiftin teksa kërkonte ndihmë dhe kanë ndërhyrë, pasi në të gjithë vijën bregdetare mungojnë rojet e plazhit në kullat e vrojtimit.

Menjëherë është lajmëruar shërbimi i ambulancës që me të mbërritur ka transportuar çiftin në spital./oranews.tv/

Të ngjashme