Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka njoftuar se ka zhvilluar një bashkëbisedim me Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
“Në takim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Philip Kosnett prezantova planet e MPB-së duke vendosur në prioritet forcimin e luftës kundër të gjitha formave të krimit të organizuar, korrupsionit, parandalimit dhe luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, është shprehur Veliu përmes Facebook.
“Po ashtu, biseduam edhe për situatën aktuale dhe zbatimin e masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19, sipas Manualit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë”.
Veliu ka thënë se Kosnett-in e ka falënderuar për mbështetjen e fuqishme që SHBA ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për sektorin e sigurisë në përgjithësi.
“Ambasadori Kosnett theksoi se bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojë, përfshirë edhe me ato që sigurojnë sundimin e ligjit – i veçuar me përparësi të lartë për Shtetet e Bashkuara”.