Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, njëherësh edhe nënkryetari i LDK-së, ka treguar se në Podujevë filluan punimet për realizimin e një nga projektet më të mëdha, ndërtimin e Bulevardit të Dëshmorëve në qendrën e këtij qyteti.
Sipas tij, më gjitha këto investime, Podujeva po merr pamjen e një qyteti modern.
Ky është postimi i plotë:
Sot filluam punimet në realizimin e njërit nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për qytetin tonë, ndërtimin e Bulevardit të Dëshmorëve në qendrën e qytetit.
Me investimet e bëra deri tash dhe projektet që po realizojmë, Podujeva po merr pamjen e një qyteti modern.