Veliu i quan të pakuptimta thirrjet për zgjedhje të reja

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 11:30 | Nga

Deklaratat e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja ka nxitur reagime nga partia e Isa Mustafës. Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu i ka quajtur të pakuptimta propozimet e tilla për zgjedhje, pasi, sipas  tij, qeveria dhe institucionet janë stabile në punën e tyre.

Veliu, në një prononcim për “Indeksonline”, thotë se LDK-ja nuk ka biseduar fare për këtë çështje. Megjithatë, nënkryetari i partisë në pushtet shprehet se duhet të ketë një unifikim edhe për sa i përket proceseve zgjedhore dhe se ato, sipas tij, duhet të mbahen në cikle normale të rregullta e jo nën presion të vazhdueshëm.

“Qysh në ditën e parë të fillimit të punës në Qeveri një subjekt i pakënaqur kërkon zgjedhje, kjo është e pakuptimtë. Vendi ka qeveri, institucione stabile dhe ato duhet të punojnë dhe të pritet viti 2018 kur është koha e paraparë për zgjedhje nacionale. Ndërsa vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale”, ka thënë ai.

Më tej, Veliu ka folur edhe për ngecjen e disa çështjeve kryesore për vendin, duke përmendur vijën kufitare me Malin e Zi si dhe transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Ai thotë se çështjet me interes nacional duhet ta bashkojnë gjithë spektrin politik.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme