Veliu: S’duhet habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas thënies “e kapërceva lumin…”

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka dalë edhe një herë kundër kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Për këtë të fundit, Veliu e akuzon se e bëri Vjosa Osmanin presidente dhe se tashmë nuk ka komunikim institucional me LDK-në.

Në një postim në Facebook, Veliu ka thënë është dashur të kalojë një vit që Abdixhiku ta pranojë se presidentja Osmani nuk është presidente e të gjithëve.

Ditë më parë Abdixhiku tha se komunikimin me Osmanin e ka veç institucional, ndërsa Veliu i reagoi duke thënë se “derisa e bëri presidetne kishte komunikime të përditshme”.

“Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme”, është shprehur Veliu

“Është dashur të kaloj një vit që Lumiri ta pranojë se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve. E tha se me presidenten ka vetëm një komunikim institucional. Shumë normale kjo. Derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme. Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme! Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”Fundja, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e rriti.

Të ngjashme