Veliu ia kujton Kurtit: Erdhe në pushtet me moton për çkapje të shtetit, e kape vetë më fort

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 18:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, e ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit, duke thënë se e vetmja gjë u bë për dy vjet është shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit.

Veliu në fjalën e tij në kuvend theksoi se Kurti erdhi në pushtet me moton “çkapja e shtetit”, për ta kapur vetë më fort.

“Albin çove shumë pluhur e tym që besa shkaktove edhe gjakderdhje deri sa erdhe në pushtet nga një shpëtimtar i vetëproklamuar shpejt u bëre shkatërrimtar për çka ishte dëshmuar për shumë vite, deri sa u ule ku i përgjake edhe rrugët, jo me gjakun tënd por atyre që të besuan verbërish. Derisa bëje politikën e rrugës sulmoje institucione, policinë dhe këdo që të doli përpara. Lur hyre në parlament kolegët deputetë deshe t’i verbosh me gaz lotsjellës, i bëre të gjitha për të ardhur në pushtet”, tha Veliu.

“Erdhe në pushtet me moton ‘çkapja e shtetit’ për ta kapur vetë më fort. Kape borde e institucione e institucionesh publike me burra e gra, motra e vëllezër e baxhanakë, ministrash e deputetë, dajë e teze për të cilët në fushat thoshe se janë për dasma”.

“Erdhe me premtime të mëdha për ta çkapur shtetin, shite shumë patriotizëm, nuk dua t’i përmend as të merrem me premtimet e kryemashtruesit Kurti, që me kauza të rreme kapi fronin, për dy vjet në krye të qeverisë, e vetmja gjë që bëre është shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit”.

Të ngjashme