Veliu thotë se ende nuk ka vendosur nëse do ta përkrahë kandidaturën e Osmanit për kryeministre

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 14:02 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është mbledhur edhe njëherë për të diskutuar për kandidatin për kryeministër, raporton EkonomiaOnline.

Para mbledhjes ka foluar para medieve Agim Veliu. Ai ka thënë se do ta diskutojë nëse do ta mbështetë Vjosa Osmanin për kryeministër.

“Sot do të diskutohet në bazë të rendit të ditës. Sigurisht do të diskutojmë dhe besojmë që LDK së shpejti do ta ketë vendimin. Sigurisht do të diskutohet edhe për koalicionet e mundshme dhe për mandatarin. Mua dhe Vjosa Osmanin na bashkon LDK-ja”.

Për mungesën e tij në mbledhjen e kryesisë të shtunën ai ka thënë se nuk ka arsye përveç asaj se duhet te mungoje ndonjëherë.

“Kam të drejtë edhe unë ndonjëherë të mungoj në mbledhje të Kryesisë qe 20 vite”.

Veliu tha se nuk është koordinuar me Hazirin për mbledhjen e së shtunës.

Poashtu ai tha qe prefero  qe LDK te shkoje e vetme ne zgjedhje qe te shihet fuqia e saj.

“Jo nuk mosprezenca ime nuk ka qenë shenjë pakënaqësie. Unë personalisht jam që LDK të garojë e vetme dhe ta shohim fuqinë e LDK-së pas zgjedhjeve. Nuk e di kush janë kandidatët potencialë për Kryeministër të vendit”.

Të ngjashme