Vëllai i rojës së vrarë në “Bon Vivant”: I shokuar nga vendimi i gjykatës – do të ankohem

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar sot me 25 vjet burgim dy të akuzuarit për vrasjen në “Bon Vivant”.

I akuzuari kryesor për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vjet burgim për vrasje të rende në bashkëkryerje dhe me  njëmijë e 500  euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, të akuzuarit Sherif Krasniqi, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë vjetësh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Mirëpo vëllai i viktimës, i cili u vra në lokalin në fjalë, është shprehur i pakënaqur me këtë aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka treguar se do të paraqesë ankesë për ankimuar aktgjykimin e shpallur sot.

Të ngjashme