Vendimi i parë i Pacollit për 2020-n: Shoferi avancohet në diplomat

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Një shofer është bërë diplomat javën e shkuar. Nëpërmjet vendimit që e ka firmosur më 23 janar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është caktuar Faruk Bytyqi që të shërbejë në Konsullatën që frik Kosova e ka hapur në Strugë të Maqedonisë.

Ky është vendimi i parë që Pacolli e ka marrë në 2020-n, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Z. Faruk Bytyqi, me gradën sekretar i dytë, caktohet të shërbejë në Misionin Konsullor të Republikës së Kosovës në Strugë/Republika e Maqedonisë Veriore, me mandat katër (4) vjeçar”, thuhet në këtë dokument, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta. “Z. Faruk Bytyqi fillon realizimin e detyrave dhe obligimeve të tij si sekretar i dytë në misionin konsullor në Strugë, nga data 15.02.2020”.

Grada sekretar i dytë është e barasvlershme me atë të konsullit. Në Ministri kanë thënë se Bytyqi mban atë sipas një vendimi të 2018-s, të bazuar në rekomandimet e Komisionit për grada dhe disiplinë. Prandaj, kanë thënë se gradimi është bërë konform procedurave dhe ligjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme