Radhë të gjata automjetesh, janë krijuar këtë të enjte, në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Arsyeja e rradhëve të gjata në doganën e Morinës është bërë një vendim i Qeverisë së Kosovës e cila i kërkon çdo qytetari që nuk ka targa të Kosovës në automjetin e tij, që të paguaj një taksë sigurimi, shkruajnë mediet shqiptare.
Vendimi i Qeverisë Kurti vjen në një kohë kur një numër i lartë i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë jashtë shtetit, rikthehen në atdhe për pushime duke kaluar në pikat kufitare nga Shqipëri.
Janë me mijëra shtetas të Kosovës që zgjedhin të udhëtojnë përmes portit të durrësit. Më pas me makinat që ata kanë të cilat kryesisht janë me targa të huaja, emigrantët udhëtojnë drejt territorit të republikës së Kosovës.