Vendimi për vrasjen e Aulon Zekës të hënën

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 13:44 | Nga

Gjykata Themelore në Prishtinë do ta shpallë aktgjykimin e saj të hënën në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës.

Lajmin për caktimin e së hënës si datë për shpalljen e aktgjykimit për vrasjen e Aulon Zekës e bëri të ditur për KALLXO.com avokati Skender Musa.

Musa është avokat i palës së dëmtuar, ndërsa për vrasjen e Zekës po akuzohen dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale.

Sot në këtë proces gjyqësor Musa ka paralajmëruar se ai dhe avokatët e të akuzuarve do ta paraqesin fjalën përfundimtare.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme