Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar kërkesën e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve për rinumërimin edhe të 530 vendvotimeve, raporton Ekonomia Online.
Pasi që Burim Ahmetaj, koordinator në QNR ka arsyetuar kërkesën për rinumërim, propozimi ka marrë votat e anëtarëve të KQZ-së.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka kërkuar që rinumërimi të fillojë menjëherë. Ajo i ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë të monitorojnë procesin.
“Askush nuk i ndalon Prokurorinë dhe Policinë që të jenë nga të pranishme në QNR”.
“Lirisht mund të qëndrojnë aty dhe t’i marrin provat me emra dhe numra të vendvotimeve ku ka ndodhur manipulime”.
Rinumërimi do të fillojë në ora 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Të hënën ka përfunduar rinumërimi i 314 vendvotimeve, vendimi i KQZ-së për rinumërimin e tyre erdhi pas rekomandimeve të QNR-së, për disa parregullsi gjatë mbushjes së formularëve.
LEXONI EDHE: