Vendos KQZ-ja, pezullohet Partia Republikane e Kosovës

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 13:49 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për pezullimin e Partisë Republikane të Kosovës, me 11 vota për, raporton Ekonomia Online.

Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike, tha se rekomandojë pezullimin e Partisë Republikane pas shqyrtimit të të gjithë materialit të nevojshëm.

“Sipas rregullores nr.1/2023 për regjistrim dhe funksionim të partive politike, partitë politike obligohen çdo 48 muaj të mbajnë kuvendin për të zgjedhur kryetarin dhe organet e tjera të partisë”.

“Sipas të dhënave që kemi, partia Republikanët e Kosovës është regjistruar si parti me datë 12.05.2014 dhe kjo parti ka qenë e obliguar që të mbajë kuvendin e radhës me datë 03.08.2023 ku nuk e ka mbajtur kuvendin e radhës, siç ka qenë e obliguar dhe në bazë të rregullës që i kemi në fuqi kjo parti politike duhet të pezullohet me kushtin që brenda 45 ditëve të mbajë kuvendin zgjedhor”.

“Andaj rekomandimi i Zyrës është që të pezullohet partia politike e regjistruar Republikanët e Kosovës sipas nenit 5 të rregullores nr. 1/2023”.

Pikat e tjera që u diskutuan në këtë mbledhje u mbajtën pa praninë e medieve.

Të ngjashme