Sot në Mitrovicë është vendos gurëthemeli për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), bashkëpunim ky në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se hoxhë Halil Kastrati, nuk hezitoj në asnjë moment ndërtimin e objektit primar të shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës.
“Falënderoj mikun tim, mikun e Kosovës dhe mikun e të gjitha trojeve shqiptare, hoxhë Halil Kastrati, i cili nuk hezitoj në asnjë moment ndërtimin e këtij objekti primar të shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës. Po ashtu shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë punëtoret shëndetësorë për kontributin dhe punën e tyre të jashtëzakonshme për ofrimin e shërbimeve sa më të mira shëndetësore për qytetarët e Mitrovicës.”, është shprehur Hamza.
Hamza potencoi se ky është investimi më i madh që ka ndodhur në Mitrovicë në sektorin e shëndetësisë në vlerë prej afër katër milionë euro, dhe siç u shpreh ai investime të tilla do të ketë në vazhdimësi.
“Një renovim kapital do të bëhet edhe për pesë ambulanta shëndetësore”, tha Hamza.
Ndërsa Hoxhë Halil Kastrati, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht i emocionuar, sepse ky është projekti i dytë më i rëndësishëm pas “Shtëpisë së të Moshuarve” në Gjinoc, duke falënderuar të gjithë njerëzit human që mundësuan realizimin e këtij projekti.