Vendosja e masave të përkohshme për produktet themelore, AAK-ja kundër

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 11:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk do ta votoj Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore.

Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj ka thënë se ky Projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe dëmton rëndë tregun e lirë.

Lekaj ka thënë se dëmton interesat dhe funksionimin e rregullt të firmave dhe kompanive prodhuese në Kosovë. 

“Ne si AAK kemi kërkuar dhe jemi më shumë për largimin e TVSh-së për produktet bazë sesa për këtë projektligj. Këtë projektligj nuk do ta përkrahim në parim”.

“Ne do ta përkrahim vetëm atëherë kur bëhen ndryshime rrënjësore. Ne do të votojmë kundër sepse ministrja nuk na ka bindur se shkon në favor të qytetarëve por e dëmton rëndë tregun e lirë”.

Të ngjashme