Vendosja e rampës në Prevallë, ministrja Pacolli përballet me banorët

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme Ministrja në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi, ka takuar banorët e fshtatrave të cilët po e kundërshtojnë vendosjen e laurës në rrugën Prizren- Prevallë.

Ata i kanë dorëzuar ministers Pacolli një peticion me nënshkrime kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë, në vendin ku është paraparë vendosja e saj.

Lidhur me këtë Allmir Bajrami, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatrave tha se si banorë, ata janë kundër barrikadave si dhe duan lëvizje të lirë

‘’Nuk jemi kundër rampave, por ato duhet të vendosen jashtë rrugës kryesore, jashtë magjistrales, sepse kjo është rrugë rajonale’’tha ai.

Në anën tjetër, ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, iu tha banorëve të tubuar se kam ardhur këtu që të të diskutojmë bashkërisht shqetësimet për të ofruar zgjidhje më të drejtë për të gjithë, qoftë nëse kërkohet edhe përmes ndryshimit të ligjit.

Ajo i siguroi banorët se asnjë vendim nuk do të merret pa dialog me ta dhe me palët e interesit.

Të ngjashme