Venezuela do të dëbojë ambasadorin gjerman

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Venezuelës ka njoftuar se do të dëbojë ambasadorin gjerman Daniel Kriener.

Kjo qeveri e shpalli ambasadorin Kriener “persona non grata” dhe e akuzoi atë për “akte të përsëritura të ndërhyrjes në punët e brendshme”.

Kriener ishte ne mesin e një grupi diplomatësh që ndihmuan udhëheqësin e opozitës Juan Guaido të kthehet në Venezuelë të hënën duke e takuar atë në aeroport.

Guaido kishte sfiduar një ndalim udhëtimi dhe pritej të përfundonte në pranga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme