Vepra e Valton Beqirit u interpretua në selinë e OKB-së në Gjenevë

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 11:22 | Nga

Vepra “Shpirti i traditës” është bërë pjesë e pashmangshme e repertorit të orkestrës kamertale ballkanike dhe muaj më parë është botuar në CD në Tokio të Japonisë, ka thënë kompozitori Valton Beqiri

Kompozitori Valton Beqiri, i cili në kompozimet e tij gërsheton shprehjen bashkëkohore me melosin tonë, ka një krijimtari të pasur artistike. Veprat e tij janë interpretuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë dhe në Egjipt, shkruan “KultPlus”.

Suksesi i radhës për kompozitorin Beqiri vjen me veprën “Shpirti i traditës”, e cila vepër u interpretua në “Assembly hall” të OKB-së në Gjenevë.

Koncerti është realizuar në kuadër të projektit “World peace koncert” interpretuar nga Orkestra kamertale ballkanike, nën dirigjimin e Toshio Yanagisava. Kompozitori Beqiri theksoi se ky prezantim i kalon përmasat e prezantimit individual dhe në fakt prezanton një fytyrë tjetër të Kosovës, mu në sallën kryesore të selisë së OKB-së në Gjenevë , në prezencë të një numri të madh të korit diplomatik.

“Mendoj se gjuha universale e muzikës me lehtësi ka përçuar tek audienca vlerat tona artistike dhe kombëtare. Vepra “Shpirti i traditës”, është bërë pjesë e pashmangshme e repertorit të orkestrës kamertale ballkanike dhe muaj më parë është botuar në CD në Tokio të Japonisë”, ka treguar kompozitori Valton Beqiri.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme