Raportohet se kërkesa e Leo Messit për t’u larguar nga Barcelona është një tentim i tij për ta detyruar presidentin Josep Maria Bartomeu të japë dorëheqje.
Nga disa burime tashmë është konfirmuar se Messi përmes një faksi ka bërë kërkesën për largim, duke e aktivizuar klauzolën e tij për t’u larguar si lojtar i lirë, transmeton KOHA.
TyC raporton se “Messi e ka bërë këtë veprim si një tentim i fundit për ta detyruar presidentin e Barcelonës, Bartomeu, që të japë dorëheqje, diçka që ka funksionuar”.
Kërkesa e Messit për largim ka bërë që shumë tifozë të protestojnë jashtë Camp Nou, e gjithashtu ish-futbollistë e krerë të lartë të klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Bartomeut.
Sugjerohet e Bartomeu ose ka dhënë dorëheqje tashmë ose bordi ka kërkuar dorëheqjen e tij, duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme.