Bashkimi Evropian ka thënë se vendimi i Rusisë, që njohu dy rajonet e shkëputura të Ukrainës dhe dërgimi i trupave në Donetsk dhe Luhansk, është ilegal dhe i papranueshëm.
“Kjo shkel ligjet ndërkombëtare, integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës, zotimet ndërkombëtare të Rusisë dhe përshkallëzon më tej krizën”, thuhet në deklaratën e përbashkët të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.
Të dy presidentët thanë se mirëpresin unitetin e palëkundur të Shteteve Anëtare dhe vendosmërinë e tyre për të reaguar me forcë dhe shpejtësi ndaj veprimeve të paligjshme të Rusisë në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
Një takim jozyrtar i ministrave të jashtëm të BE-së, i kryesuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, do të zhvillohet sot në orën 16:00. Pas kësaj, paketa e parë e sanksioneve do të paraqitet zyrtarisht pasdite.
Organet përkatëse do të mblidhen më pas për të finalizuar paketën pa vonesë.
Paketa përmban këto pika propozimesh:
“Bashkimi Evropian mbetet në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe është i bashkuar në mbështetje për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”.