Vera e vluar, një pije popullore e Krishtlindjeve që shërbehet e nxehtë dhe përgatitet nga vera e kuqe, fruta si portokalli, dhe erëzat si kanella dhe arrëmyshk.
Verë e kuqe ka një antioksidant të njohur si resveratrol. Ky antioksidant që gjendet në lëkurën e rrushit ndihmon në zvogëlimin e rrezikun për kancer dhe sëmundje të zemrës, gjithashtu ulë inflamacion dhe mpiksjen e gjakut.
Frutat si portokalli dhe limoni, që shpesh përdoren në pije festive me gaz, përmbajnë nivele të larta të vitaminës C që ndihmon në rritjen e sistemin imunitar. Gjithashtu janë të mbushura me disa lëndë ushqyese të tjera përfshirë kaliumin, folatin dhe kalcium.
Erëza që përdoren në vëren e nxehte nuk janë të mira vetëm për shkak të aromës dhe shijes. Studimet kanë treguar se kanella përmban veti anti-inflamatore, të cilat mund të ndihmojnë trupin tuaj të luftojë infeksionet dhe të riparojë dëmtimet e indeve. Arrëmyshku në anën tjetër ndihmon tretjen dhe ulë fryrjen e barkut.