Verës më lehtë punësoheni, por ka disa disavantazhe

Prishtinë | 01 Pri 2023 | 07:25 | Nga Ekonomia Online

Avantazhet dhe dizavantazhet e kërkimit të punës në verë.

Vera është periudhë e favorshme për të gjetur punë. Por, është e vërtetë që gjetja e një pune gjatë verës ka sfidat e veta dhe nëse i shpërfillni ato, mund të humbni durimin dhe ta sabotoni kërkimin.

Përparësi:

Ka më pak konkurrencë. Teksa të tjerët ndalojnë përpjekjet sepse hamendësojnë se njerëzit janë me pushime, ju vazhdoni kërkimet, me këmbënguljen.

Njerëzit janë në humor të mirë. Në verë është më e lehtë që të mbani kontakt midis intervistave sepse njerëzit janë në humor më të mirë gjatë këtyre muajve. Njerëzit janë në pritje të pushimeve ose e kanë ende mendjen tek pushimet që kanë kaluar.

“Stazhet” e verës nuk janë vetëm për studentët. Kompanitë kanë mungesë punonjësish në verë, kështu që vera është koha ideale për të nisur një punë të përkohshme dhe kjo e fundit mund t’ju sigurojë në një punë me kohë të plotë.

Keni më shumë mundësi punësimi. Ndryshe nga dimri, kur mundësitë e punësimit janë të kufizuara në mjedise të brendshme, vera ju ofron një hapësirë më të gjerë mundësish.

Dizavantazhe:

Procesi ngadalësohet. Punësimi nuk ndal, por ngadalësohet. Njerëzit shkojnë për pushime, që do të thotë se është më e vështirë të caktosh një orar për intervista.

Njerëzit nuk i marrin gjërat me nxitim. Punëdhënësit e marrin me nge dhe vonohen për të marrë vendime punësimi.

Veshja për punë bëhet më e ndërlikuar. Sigurohuni që të mos vishni asgjë që të jetë shumë e shkurtër apo e zbuluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme