“Factchecker-KS” ka publikuar raportin mujor të monitorimit të medieve dhe rrjeteve sociale për lajmet e rrejshme në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Mentor Hoxhaj, drejtor në “Factchecker-KS”, tha se gjatë pandemisë verifikimi i lajmeve është pjesë kurciale duke shtuar se është e rëndësishme të kemi lajme të sakta dhe verifikuara.
Sipas tij, në këtë periudhë ka pasur lajme të rreme sa i përket edhe ekzistimit dhe origjinës të Covid-19.
“Kemi pas shumë lajme fake sa i përket origjinës së Covid-19. Janë ngritur teori se Covdi-19 ka qenë i njohur një kohë të gjatë. Lajme fake të ndryshme kanë qarkulluar shumë”.
Ai poashtu theksoi se teoria e mikro-qipit të vaksinës ka nisur në fillim të marsit. Sipas tij, veç në muajin shtator janë konstatuar 77 lajme fake.
“Kemi pasur lajme të ndryshme që kanë qarkulluar si të mbyllemi në shtëpi. Kemi krijuar mekanizimin e verifikimit të lajmit. Në muajin shtator janë konstatuar 77 lajme fake”.
Ai shtoi se lajmet fake janë mbështetur nga faqet shqiptare në gjuhën shqipe, raporton EO.
“Në bazë të hulumtimit që nga 14 marsi deri më tani lajmet e mbështetura nga inteligjenca ruse bënë propagandë fillimisht në Itali, Shqipëri dhe Kosovë”.