Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në raportin e fundit mbi vlerësimin e popullsisë, ka treguar se në institucionet në Kosovë mungojnë tërësisht të dhëna sa i përket lindjeve dhe vdekjeve në komunat veriore.
Serbët nuk raportojnë fare, dhe sipas të gjitha gjasave ketë e bëjnë tek institucionet në Serbi.
“Tek rastet e lindjeve dhe vdekjeve nga komuniteti serbë, një pjesë e tyre e konsiderueshme regjistrohet derisa, një pjesë e tyre, sidomos komunat në pjesën veriore të Kosovës, nuk i regjistrojnë/raportojnë rastet e lindjeve dhe vdekjeve”, thuhet në raportin e ASK-së “Vlerësimi i popullsisë 20017”.
“Bazuar në shtimin natyror të komunitetit serb në pjesën tjetër të Kosovës dhe në regjion, numri i rasteve të lindjeve dhe vdekjeve të pa-raportuara pothuaj është i afërt me një shkallë më të lartë të vdekjeve, por ASK-ja në këtë raport nuk ka bërë vlerësim për komunitetin në fjalë për rastet e pa-raportuara (nën-regjistrim) pasi nuk ka devijim statistikor të shprehur e që nuk do të ndikon në të dhënat e vlerësuara në nivel komune dhe aq më pak në nivel vendi”, thuhet tutje në këtë raport.