Veriu në zgjedhje më 19 maj

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave të veriut të vendit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, është njoftuar nga komunkata.

“Në pajtim me këtë vendim, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në këto katër komuna të Republikës së Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019”.

Të ngjashme