Ekonomia Online
FUNDIT

Veriu preket nga vërshimet, banorët kalojnë natën jashtë

Veriu preket nga vërshimet, banorët kalojnë natën jashtë

Banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës janë prekur nga vërshimet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës ditëve të fundit. Kjo situatë ka rënduar gjendjen e tyre duke bërë që ata të kalojnë natën jashtë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Kështu ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook ish-deputetja e PDK-së, […]

Banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës janë prekur nga vërshimet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës ditëve të fundit.

Kjo situatë ka rënduar gjendjen e tyre duke bërë që ata të kalojnë natën jashtë për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Kështu ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook ish-deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi e cila gjatë natës së mbrëmshme ka vizituar lagjen e Boshnjakëve, atë të Dy Korrikut dhe lagjen e Lisicës, bashkë me asamblistin Florent Azemi.

Të ngjashme