Ekonomia Online
FUNDIT

Veriu që nga nesër me gjykatë dhe prokurori me shumicë serbe, thotë Gjuriq

Veriu që nga nesër me gjykatë dhe prokurori me shumicë serbe, thotë Gjuriq

Pala serbe që nga nesër do të jetë e gatshme për themelimin e Gjykatës së re dhe të Prokurorisë me shumicë serbe në veri të Kosovës që është shtyrë dy ose tre ditë nga ajo që ishte planifikuar. Kështu, Serbia do të jetë e gatshme që në tërësi të përmbushë detyrimet rreth Marrëveshjes për Drejtësi, […]

Pala serbe që nga nesër do të jetë e gatshme për themelimin e Gjykatës së re dhe të Prokurorisë me shumicë serbe në veri të Kosovës që është shtyrë dy ose tre ditë nga ajo që ishte planifikuar.

Kështu, Serbia do të jetë e gatshme që në tërësi të përmbushë detyrimet rreth Marrëveshjes për Drejtësi, ka deklaruar Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, transmeton Koha.net.

“Por ajo që për mua është krejtësisht e çuditshme është fakti se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe Prishtina po vajtojnë për shtyrjen dy ose tre ditë dhe nuk po e shohin se po vonohen për 1643 ditë për themelimin e Asociacionit të komunave serbe”, citon radio Kim të ketë thënë Gjuriq.

Të ngjashme