Ekonomia Online
FUNDIT

Vërshime edhe në Malishevë, kryetari Kastrati flet për gjendjen në komunë

Vërshime edhe në Malishevë, kryetari Kastrati flet për gjendjen në komunë

Përveç Gjakovës dhe Rahovecit edhe komuna e Malishevës po përballet me përmbytjet të shkaktuara nga reshjet e shiut. Lajmin për Demokracia.com e ka bërë të ditur kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati. Ai ka thënë se hapësira të mëdha publike dhe private janë vërshuar në këtë komunë. Kastrati tha se ekipet e emergjencave të kësaj komune […]

Përveç Gjakovës dhe Rahovecit edhe komuna e Malishevës po përballet me përmbytjet të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Lajmin për Demokracia.com e ka bërë të ditur kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

Ai ka thënë se hapësira të mëdha publike dhe private janë vërshuar në këtë komunë.

Kastrati tha se ekipet e emergjencave të kësaj komune janë në teren dhe po merren me situatën.

“Në Malishevë ka pasur një hapësirë të madhe të hapësirave private e publike të vërshuara nga shiu. Drejtoria për Emergjenca është në teren bashkë më zjarrfikësit dhe ekipet e tjera të emergjencës dhe presim shumë shpejt raport për dëmet e shkaktuara. E kemi një urë që lidh fshatin Gurbardh me Malishevën. Ajo është bllokuar prej sasisë së madhe të ujit. Mirëpo tash rruga është e kalueshme dhe ka rëbë niveli I ujit.”, tha Kastrati.

Të ngjashme