Për shkak të vërshimeve janë ndërprerë përkohësisht fluturimet në terminalin për fluturime ndërkombëtare në aeroportin e New Yorkut “John F. Kennedy”, njofton al jazzera.
Kjo ka ndodhur në kohën kur në verilindje të vendit ende mbretëron mot i ftohët me temperatura të ulëta e në New York është ftohtë minus 8 gradë.
Udhëtarët që u gjenden në atë terminal u transferuan në pjesë të tjera të aeroportit.
Mendohet se vërshimet kanë ndodhur për shkak të pëlcitjes së gypave të ujësjellësit nga të ftohtit.
https://www.facebook.com/ny1news/videos/1473088909456636/