Vërshime në Britani, parashikohen edhe më shumë reshje

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Zonat e prekura nga vërshimet në Britaninë e Madhe mund të përballen me vërshime të reja javën e ardhshme, sepse meteorologët kanë parashikuar përsëri reshje.

Qindra banorë në pjesën veriperëndimore të Anglisë dhe në veri të Uellsit janë evakuuar nga shtëpitë e tyre gjatë tri ditëve të kaluara për shkak të frikës nga stuhia Christoph, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Shumë prona, kryesisht në Cheshire dhe Neath Port Talbot, kanë mbetur nën ujë. Banorët e një fshati të prekur nga vërshimet treguan si uji ka hyrë në shtëpitë e tyre pasi lumi Bollin doli nga shtrati.

Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar për nivel jashtëzakonisht të lartë të ujit në lumenj dhe ka thënë se reshjet e reja që janë parashikuar për javën e ardhshme mund të shkaktojë dalje të lumenjve nga shtretërit e tyre.

Sekretari i Mjedisit, George Eustice, tha se autoritetet janë duke vëzhguar për së afërmi në këtë situatë. “Gjëja që na shqetëson më së shumti është që javën e ardhshme presim më shumë reshje që bien në togë të lagur. Prandaj, është e mundshme që të kemi sfida shtesë brenda një jave”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme