Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut që shkaktuan vërshime në Japoninë lindore.
Televizioni publik NHK, ka raportuar edhe për tre persona të humbur, shkruan Reuters.
Këto vërshime ndodhën vetëm dy javë pasi rajoni u godit fort nga një tajfun i fuqishëm që shkaktoi viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Si pasojë e këtyre fatkeqësive natyrore, qindra njerëz ndodhen akoma nëpër qendra të evakuimit dhe disa shërbime të transportit mbeten jashtë funksionit.