Vërshohet Parisi, regjistrohen shira rekord (Video/Foto)

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 19:03 | Nga

Një stuhi dysorësh ka derdhur 54mm shi dje në mbrëmje në Paris, që është e barabartë me 27 ditë rënie të shiut.

Meteorologët në Paris kanë thënë se 49.2mm shi ka rënë brenda vetëm një orë, që është rrebeshi më i fortë që ka ndodhur ndonjëherë gjatë muajit qershor në kryeqytetin francez, transmeton Express.

Si pasojë e vërshimeve janë mbyllur 20 stacione të metrove dje në mbrëmje, ndërsa tri mbesin ende të mbyllura.

Ndërkohë, pjesë të Zvicrës janë goditur nga erëra të forta dhe stuhi breshëri të cilat po ashtu shkaktuan vërshime në fundjavë.

Shi i madh filloi të binte në Paris mbrëmë rreth orës 21.00. Meteo France ka thënë se sasia e shiut që ra mbrëmë ishte më e lartë se rekordi i mëparshëm prej 47.4mm më 2 qershor 1995.

Rënia e shiut ka vazhduar edhe sot në mëngjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme