Versioni iOS 11 bllokon disa modele të iPhonit dhe iPadit

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 16:00 | Nga

Apple prezantoi ditën e djeshme në konferencën e zhvilluesve që po mbahet në San Jose versioni më të ri të sistemit operativ mobile, iOS 11.

Ky version do të operojë vetëm në pajisjet 64-bit, duke lënë jashtë iPhone 5 dhe 5C si dhe të gjithë modelet më të vjetra të iPhone.

Por kalimi në 64-bit do të thotë se disa aplikacione dhe lojëra do të ndalojnë së funksionuari, transmeton pcworld.al. Versioni i ri i iOS ndër të tjera sjell ndërfaqe të re dhe dyqan aplikacionesh me pamje të re por gjithashtu heq mbështetje për aplikacionet dhe pajisjet 32-bit.

Një sistem operativ 64-bit do të thotë më shumë kapacitet memorjeje dhe më shumë performancë. Të gjithë telefonët e Apple me procesor A7 i prezanuar në iPhone 5S dhe më lart do të funksionojnë normalisht.

iPhone 5 dhe 5C nuk do të marrin më përditësime sigurie e as veçori të reja apo përditësime kritike. iPad 4 gjithashtu shtë në listën e zezë. Sa i përket aplikacioneve përdoruesit mund të kontrollojnë nëse preken nga ndryshimi i ri duke vizituar Settings > General > About > Applications > App Compatibility.

Çdo aplikacion i cili listohet si 32-bit nuk do të funksionojë në iOS 11 vetëm nëse përditësohet nga zhvilluesit.

iOS 11 do të jetë e disponueshme si përditësim falas për modelet e mbështetura të iPhone dhe iPad.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme