Këngëtarja Vesa Luma ka pak kohë që i është rikthyer muzikës me dy projekte të reja muzikore, pas një pauze të shkurtër për-shkak të shtatzënësisë së saj.
Mirëpo, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.
Ndonëse tash e disa vite jeton në Tiranë, Vesa prapëseprapë është shumë e lidhur me Prishtinën, dhe nuk mund t’i mbesin anash as zhvillimet që ndodhin këtu.
Së fundmi, këngëtarja ka shprehur shqetësimin e saj për atë që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Prizrenit, ku aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, kishte ndërruar jetë në rrethana të paqarta.
Por Vesa mllefin më të madh e ka me disa prej portaleve online, të cilat së fundmi kanë publikuar videon, e cila shfaq gjendjen e tmerrshme të Astritit pak minuta para vdekjes.
Këngëtarja ka shkruar një status në Facebook, duke e cilësuar këtë gjest si të turpshëm dhe aspak njerëzor.