Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përshëndet vendimin për shtyrjen e afatit për shlyerjen e borxheve edhe për gjashtë muaj.
“E përshëndes vendimin për shtyrjen e afatit për shlyerjen e borxheve të qytetarëve dhe bizneseve edhe për gjashtë muaj. Këtë mundësi të mirë për qytetarët dhe bizneset e kam trajtuar javë më parë me përfaqësuesit e Zyrës së Komunitetit të Biznesit”, ka thënë ai.
Veseli ka shtuar se agjenda e përbashkët me komunitetin e biznesit do të vijojë edhe në të ardhmen.