Veseli: Agjenda e përbashkët me bizneset do të vijojë edhe në të ardhmen

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 19:20 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përshëndet vendimin për shtyrjen e afatit për shlyerjen e borxheve edhe për gjashtë muaj.

“E përshëndes vendimin për shtyrjen e afatit për shlyerjen e borxheve të qytetarëve dhe bizneseve edhe për gjashtë muaj. Këtë mundësi të mirë për qytetarët dhe bizneset e kam trajtuar javë më parë me përfaqësuesit e Zyrës së Komunitetit të Biznesit”, ka thënë ai.

Veseli ka shtuar se agjenda e përbashkët me komunitetin e biznesit do të vijojë edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme