Veseli: Bashkë e mbrojmë Kosovën ma mirë, për besë

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 12:25 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, kërkoi edhe një herë unitet të përfaqësuesve të popullit për negociatatr me Serbinë.

“Nuk po dua ta them në mënyrë profetike, por vazhdimisht janë krijuar pretekste në gjëra të paqena. Presidenti është figurë politike, hajde të merremi me Kushtetutën, dhe jam i bindur se edhe Presidenti do ta respektojë rezolutën deri në pikë të fundit. Nuk e keni seriozisht atë që po e thoni. E konsumojmë debatin, por kryesore është që një marrëveshje duhet me pas sot, dhe me i qu mesazh qytetarëve që Kosova e ka një qëndrim,” deklaroi Veseli në seancën e jashtëzakonshme për këtë temë, raporton EkonomiaOnline.

“Ky vend është i kontaminum, kom kërku edhe tepiat me u largu se mbajnë erë të gazit lotsjellës.”

Ai citoi shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, kur deklaroi se “finalen me Serbinë e kemi kry në vitin 2008.

“Unë pash sot progres të jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje, kur tha Glauku se finalen me Serbinë e kemi kryer në vitin 2008. Ejani ta kryejmë. Patriotizmi nuk është çështje me u mat, në fund jetës tonë secili e ka konton që ja jep përgjegjësinë ky vend,” është shprehur Veseli.

Konjufca replikoi me Veselin, duke shtuar se projekti për shkëmbim të territoreve është real dhe se sipas Konjufcës Kosova është peng i presidentit, Hashim Thaçi.

“Projekti për shkëmbim të territoreve është real. Ne po qëndrojmë bashkë veç në deklarata, dhe kur po vjen puna me kundërshtu Presidentin për veprime konkrete, po prishet puna dhe po doket se kon e ka Presidenti në gjep. Edhe krejt Kosova është peng i Presidenitit. Folni sa të doni pallavra në foltore,” deklaroi ai.

Gjatë kundëreplikës, Veseli garantoi në synimet e presidentit Thaçi karshi seriozitetit në negociatat me Serbinë.

“Presidenti nuk o ma patriot se ju, po ka me mbrojt shtetin sa ju, me jetë e ki,” përfundoi Veseli.

Në Kuvend, po vazhdon debati për konsensusin rreth një rezolute që do të vendoste parimet e rrjedhës së negociatave nga ana e palës kosovare.

Të ngjashme