Veseli: Boletini s’do t’i mungojë më 28 Nëntorit

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 13:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, së bashku me nipin e heroit, Isa Boletini, Gazmendin, dhe personalitete të tjera nga jeta politike, kulturore, por edhe fetare, si dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit Isa Boletini.

Kryeparlamentari, ka qëndruar në Kullën e Boletinëve, ndërsa ka vë lule edhe mbi varrin e Heroit Kombëtar, Isa Boletini.

Veseli ka vlerësuar lart figurën e heroit Isa Boletini, duke e cilësuar si njërin ndër më meritorët për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell Ekonomia Online.

“Për një shekull rresht e kemi festuar këtë ditë të madhe, me sy dhe zemër nga Vlora. Sot kësaj feste i shtohet dimensioni i munguar për 100 vjet. I shtohet Boletini, vendlindja e heroit kombëtar Isa Boletinit”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit ka thënë se forcimi i identitetit shtetëror të Kosovës është begatim i identitetit kombëtar.

“Është njëkohësisht fuqizim i paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë në rajonin tonë. Është përmbushje e idealit për të cilin luftoi gjithë jetën tribuni popullor Isa Boletini, por edhe brezat që erdhën pas tij, deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe komandanti legjendar i saj, Adem Jashari”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Veseli, ka thënë se kujtimi për bacën Isë dhe veprën e tij në shërbim të atdheut do të jetë i paharruar.

Kjo kullë tashmë është bërë një vend simbol, prejse janë rikthyer eshtrat e heroit dhe po vizitohet çdoherë e më shumë nga shqiptarët gjithandej.

kryeparlamentari-veseli-homazhet-e-tij-per-28-nentorin-i-ka-filluar-prej-varrit-te-isa-boletinit-2

kryeparlamentari-veseli-homazhet-e-tij-per-28-nentorin-i-ka-filluar-prej-varrit-te-isa-boletinit-1

 

15207868_1608739482474755_887305878_n

15240217_1608739442474759_1963057430_n

15227883_1608737649141605_1354618710_n

15226515_1608736429141727_824197967_n
kadri-veseli

Të ngjashme