Veseli: Bota u bë bashkë për t’i dhënë fund gjenocidit serb ndaj shqiptarëve

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 13:04 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999 duke thënë se pikërisht në atë ditë bota u bë bashkë për t’i dhënë fund gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Kryetari Veseli ka falënderuar secilin ushtarë të NATO-s dhe qytetarë të Kosovës për sakrificën dhe kontributin e madh për këtë vend.

Ky është statusi i plotë i Veselit në facebook:

“Kosova nuk do ta harrojë kurrë 24 marsin e vitit 1999, kur bota u bë bashkë për t’i dhënë fund gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Lufta heroike e UÇK-së dhe sulmet ajrore të aleatëve ndërkombëtarë, në këtë ditë historike, po na çonin drejt lirisë. Falemnderit secilit ushtar të NATO-s dhe secilit qytetar të Kosovës për sakrificën dhe kontributin e madh për këtë vend”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme