Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli në një prononcim për media ka thënë se largimi i gazetarëve nuk ka qenë me ndonjë veprim të mundshëm të opozitës.
Ai u ka kërkuar falje gazetarëve, siç tha ai për cenzurim ndaj tyre duke i larguar nga salla ku po mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me shefat e Grupeve parlamentare të partive.
“U kërkoj falje nëse ka pasur vetëm pak cenzurim, ose bllokim të punës së gazetarëve. Mediat do të kenë akces të plotë në Kuvend. Mua nuk do të më pengonte sikur të qëndronit edhe gjatë tërë kohës në kryesi sa kemi folur. Keni me qenë pjesë e transparencës”, ka thënë Veseli.