Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se festivali i filmit “DokuFest” është ngjarja artistike më e rëndësishmja në Kosovë.
Veseli poashtu ka falënderuar organizatorët dhe vullnetarët e këtij festivali ku sipas tij, ata kanë arritur ta përfshijnë këtë festival në listën 10 më të mirëve të Evropës duke ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore.
I pari i Kuvendit premtoi që të tilla iniciativa që janë shembull i zhvilllimit të turizmit dhe kulturë së vendit, do të gëzojnë përkrahje më të madhe në të ardhmen nga qeveria e Kosovës.
Veseli poashtu ka postur edhe një foto ku shihet Kujtim Gashi ministër në largim i Kulturës në qytetin e Prizrenit ku edhe mbahet ky festival tashmë tradicional.
“Festivali i filmit “DokuFest”, që ndez çdo vit atmosferën në qytetin e bukur të Prizrenit, është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë që na bën të gjithëve krenarë. Përgëzoj e falenderoj organizatorët dhe vullnetarët e DokuFest-it që kanë arritur ta përfshijnë këtë festival në listën 10 më të mirëve të Evropës duke ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore. Po ashtu, ky festival, është një shembull i mirë i potencialit zhvillimor që ka Kosova në rrafshin e turizmit kulturor. Prandaj, të tilla iniciativa do të gëzojnë në të ardhmen një mbështetje edhe më të madhe nga qeveria e Kosovës”.