Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me të nominuarin për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, kanë sot së bashku termocentralin “Kosova A” në Obiliq.
Ata vizituan dhomat e punës si dhe qendrat e komandës së tërë termocentralit.
Pas vizitës, në një prononcim për media Ramush Haradinaj ka thënë se më nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, dhe ka premtuar se sektori i energjisë do të jetë prioritet.
Ndërkohë, Kadri Veseli u ka premtuar rritje pagash prej mbi 100 euro të gjithë punëtorët e KEK-ut, si dhe i ka siguruar se asnjë nga ta nuk do të largohet nga puna. “Përkundrazi do të shtohet numri i punëtorëve”.
Gjithashtu, Veseli ka thënë se do të investohen edhe dhjetëra miliona dollarë për efiçiencën e energjisë në Kosovë, si donacione të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.